Dinamo është rikthyer pas shumë viteve në Kategorinë Superiore dhe nga sezoni i ardhshëm duhet të punojë dyfish për elitën.
Në këtë formë, presidenti Ardian Bardhi duhet të ndërhyjë në merkato për të përmirësuar ekipin dhe sipas asaj që raporton Supersport, blutë janë pranë dy goditjeve.
Fjala është për Enis Gavazaj, ishin e Skënderbeut dhe që sezonin e fundit u shpall kampion në Kosovë me Prishtinën. Anësori i sulmit e njeh mirë Superioren dhe do të ishte me shumë vlera për Dinamon. Ndërkohë, akordi është gjetur edhe me Eni Imamin. Mbrojtësi pas një eksperience me Vllazninë duket se do të rikthehet në kryeqytet për të kontribuar te Dinamo.
Edhe mbrojtësi është tashmë një emër i konfirmuar dhe me shumë eksperiencë në elitën shqiptare dhe që do ta rriste padyshim kualitetin e Dinamos. Të dyja këto goditje në merkato pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme, pasi të sqarohet edhe emri i trajnerit të ri. /VipSport/