Dinamo i dha leksion Egnatias duke fituar Superkupën e Shqipërisë me rezultatin 1-3. Sfida në “Air Albania” u fitua me përmbysje nga ekipi i Ilir Dajës, që e mbylli në disavantazh pjesën e parë.
Fillimisht për Egnatian shënoi Ruçi. Dinamo humbi disa raste të pastra, derisa realizoi dy gola në pjesën e dytë me Bregun dhe Nanin.
Për të vulosur fatin e takimit mendoi Qefalija me golin e tij nga penalltia në fund. Dinamo e fiton trofeun e Superkupës pas 17 vitesh pritje.
Dinamovitët konfirmohen makth për ekipin e Edlir Tetovës. Kjo pasi këtë vit i mposhtën edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
EGNATIA 1-3 DINAMO
9′ Ruçi – 54′ Bregu, 59′ Nani, 90+5′ Qefalija


