Dita e premte do te dhuroje nje aktivitet shume interesant ne Shkoder. 60 vjetori i lindjes se Mjeshtrit te Madh te futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Hysen Zmijani, do te mbledhe ne kryeqendren e Veriut, emrat me te shquar te futbollit te viteve ’80.

Nje aktivitet qe do te organizohet nga Bashkia Shkoder dhe Klubi i Futbollit Vllaznia pikerisht ne kete pervjetor te lindjes se ketij mjeshtri. Ai do te startoje paradreke teksa ne zyren e kryebashkiakut Spahia do te mblidhen familjare dhe kolege te Zmijanit, pasi ky institucion do ta nderoje ate me nje titull nderi.

Nderkohe ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te organizohet Kupa “Hysen Zmijani” e cila do te jete nje triangolare me pjesmarrjen e ekipeve te veteraneve te Vllaznise, Tiranes dhe Flamurtarit.

Padyshim qe kjo do te jete diçka shume interesante te shohim ne fushen e lojes disa nga emrat e shquar te futbollit shqiptar te viteve ’80, nderkohe qe te ftuar do te jene edhe te tjere figura te njohura te futbollit nga e gjithe Shqiperia.

Pas perfundimit te kupes do te jete darka festive qe do te shenoje edhe fundin e ketij aktiviteti shume interesant ne nder te njerit prej emrave me te shquar te Vllaznise dhe kombetares shqiptare te viteve ’80-’90./SHKODRA-SPORT.COM/