Dinamo mbylli në barazim pa gola sfidën ndaj Egnatias. Dinamo po tregon forcën edhe në këto miqësore që po zhvillon duke mos njohur humbje.

Egnatia nuk ka arritur të gjej rrugën e rrjetës në sfidën e sotme. Tekniku Nevil Dede po përgatit një ekip të fortë për një rikthim në Superligë.

Ekipi i ri duket mjaft premtues për të qenë konkurrues mes ekipeve si Flamurtari dhe Skënderbeu. Nevil Dede ka aktivizuar bashkë me grupin dhe lojtarë të rinj që ndodhen në provë.

Në krahun tjetër trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova me anë të këtij testi arrinë të shikojë problemet që duhen përmirësuar para startit të kampionatit.