HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo pranë goditjes së madhe, akord me sulmuesin nga Mozambiku

Dinamo pranë goditjes së madhe, akord me sulmuesin nga Mozambiku

Dinamo është shumë pranë goditjes së madhe në merkato.

Klubi blu i kryeqytetit ka arritur akordin me sulmuesin nga Mozambiku, Rexhinaldon.

31-vjeçari, i cili ndodhet lojtar i lirë, ditë më parë ka pasur një dakordësi me ekipin e Teutës, por bisedimet patën një ngecje dhe Dinamo hyri për ta bërë për vete sulmuesin që ka spikatur para disa vitesh në Kategorinë Superiore.

Rexhinaldo në Superiore ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellat e Luftëtarit dhe Laçit, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte skuadra kazake e Akzhajikut./PANORAMA-SPORT/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments