Në sfidën e dytë miqësore të 19-vjeçarëve midis Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll me barazimin 2-2, e luajtur në “Arena Egnatia”.

Ata që kaluan të parët në avantazh ishin kosovarët në minutën e 40’, me anë të një goli të shënuar nga Rinor Jahmurataj.

Në minutën e 51’, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu barazoi me një gol të shënuar nga Rrok Toma dhe vetëm tetë minuta më vonë, kuqezinjtë kalojnë në avantazh me Dario Dakën ,që ekzekutoj në mënyrën më të mirë një 11-meërsh.

Gjithsesi avantazhi i Shqipërisë nuk do të zgjaste shumë, pasi Rashica në minutën e 65’ barazoi sërish shifrat, me rezultatin final që u mbyll 2-2.