Marco Asensio është një nga lojtarët që po kërkohet nga skuadra të Premier Leagues. Liverpool, Arsenal dhe Manchester United janë 3 skuadrat angleze të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit të Real Madrid.

Asensio nuk është më në planet e madrilenëve, te cilët janë të gatshëm të ndajnë rrugët me lojtarin, ku largimi në fund të këtij sezoni është i pashmangshëm.

Me shumë gjasa Anglia do të jetë e ardhmja e lojtrait madrilen, por nuk përjashtohet mundësia që Asensio të transferohet në ndonjë kampionat tjetër ku do t’i ofrohet edhe roli i protagonistit në skuadër.

Duke parë një situatë të tillë “Los Blancos” i kanë vendosur lojtarit të tyre edhe çmim, dhe cila do skuadër që dëshiron Asension do të duhet të derdhë në arkat e klubit nga Madridi plot 30 milion euro, sipas asaj që raporton “El Nacional”.