Partizani-Vllaznia do jetë ndeshja e parë gjysmëfinale që do luher ditën e enjte në orën 17:45 në “Elbasan Arena”. Një takim që shikohet shumë i rëndësishëm nga ana e të dy skuadrave, duke qenë se ecuria në kampionat nuk ka qenë edhe aq pozitive për të dy kampet. Ndeshjet e këtij sezoni flasin në favor të kuqebluve.

Ku numëron 2 barazime në shifrat 1-1 dhe një fitore në fazën e dytë me rezultatin 1-0. Por gjithsesi Partizani mbetet një ekip me cilësi dhe lojtarë që e njohin shumë mirë Vllazninë, madje duke i shënuar edhe në të shkuarën. Kështu Albion Marku, mbrojtësi i djathtë i të kuqve ka shënuar në të shkuarën kundër shkodranëve.

Në periudhën kur ai mbante veshur fanellën e Laçit. Barazim i fazës së parë në shifrat 1-1, shikoi si protagonist, Arinaldo Rrapaj. Mesfushori vlonjat i “demave” gjeti një gol mjaft të bukur në portën e kuqebluve.

Po ashtu edhe Kallaku dhe Esat Mala kanë gjetur gola në të shkuarën kundër Vllaznisë. Tedi Cara ka realizuar i fundit në portën shkodrane në barazimin e fazës së tretë në shifrat 1-1, në “Air Albania”.

Por është një mbrojtës në rradhët e 16 herë kampionëve të Shqipërisë që ka shënuar dy herë në karrierën e tij kundër Vllaznisë. Ai është Eneo Bitri, i cili ka shënuar me fanellën e Kamzës dhe atë të të kuqve kundër Vllaznisë.

Pra në rradhët e të besuarve të Mehmetit ka disa lojtarë që e njohin mirë skuadrën shkodrane, ku përballja pritet të jetë e luftuar në maksimum.
Endri ÇINARI