HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo sërish në merkato, synon edhe të paktën 5 lojtarë të tjerë

Dinamo sërish në merkato, synon edhe të paktën 5 lojtarë të tjerë

Me zhvillimet e fundit në kampin blu, merkatoja ka marrë një rrjedhë tjetër, sepse nuk bëhet më fjalë për një skuadër me profil të ulët, por për një “violinë të parë” të kampionatit.

Priten të paktën 5 blerje të reja, një numër që në fakt përputhet me kërkesat e trajnerit Dritan Mehmeti, por ajo që ndryshon ka të bëjë me cilësinë e blerjeve. Puna ka nisur për lojtarë me më shumë kualitet, një nga të cilët mund të jetë maqedonasi Boban Nikolov.

Nga burime të gazetës pranë klubit mësohet se Dinamo do të ketë një mesfushë krejtësisht të re, sepse disa nga blerjet i takojnë pikërisht këtij reparti.

Në miqësoren me Skënderbeun në mesfushë luajtën Ivan, Lorran dhe Jaku, vendin e të cilëve pritet ta marrin shpejt 3 lojtarë të rinj me nivel më të lartë. Po ashtu, blerjet do të prekin edhe sulmin dhe mbrojtjen, ndërsa për emrat duhet pritur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments