David Silva ditën e djeshme u zyrtarizua si lojtar i Real Sociedad në La Liga. Mesfushori ishte shumë pranë transferimit te Lazio në këtë merkato, por në fund spanjolli i befasoi të gjithë duke nënshkruar me Sociedad-in

Silva u duk sikur kishte arritur një marrëveshje me Lazio-n, por papritur gjithçka mori një kthesë të pabesueshme. Mesfushori deri në ditët e fundit thuhej se kishte arritur marrëveshje me Lazion ku do përfitonte 4 milionë euro në sezon, por papritur spanjolli nuk po i’u përgjigjej më telefonatave të Lacios.

Nga transferimi i Silvas te Sociedad ka mbetur i befasuar edhe drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, i cili është shprehur se transferimin e mesfushorit tek skuadra spanjolle e mësoi kur këta të fundit dolën me njoftim zyrtar.

“Mësova për transferimin e David Silvës te Real Sociedadi”, tha Tare në një deklaratë zyrtare për uebsajtin e Lacios. “Unë kam respekt për Silvën si lojtar, por jo si njeri”, tha Tare.