Dinamo tashmë duket në rrugë të mbarë në realizimin e synimit madhor, por mjaftoi edhe afrimi i tre investitorëve të rinj, që klubi të merrte tjetër pamje dhe një atmosferë më ndryshe nga më parë.
Fuqia financiare është shtuar dhe kjo po ndihet direkt nga lojtarët. Fill pasi mundën Burrelin, ata kanë marrë edhe shpërblim. E megjithatë, nuk do të mbetet me kaq.
Ata kanë menduar që të karikojnë ekipin, duke vënë në lojë plot 10 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme, e sidomos kur flasim për Kategorinë e Parë.
Në fakt, ishte vetë presidenti Ardian Bardhi që e pati paralajmëruar një gjë të tillë.
Ndërkohë që nga sa bëhet e ditur, janë duke menduar shumë për infrastrukturën që t’i shërbejë skuadrës së parë dhe moshave në vijim…