Sporti shkodran po mbyll nje vit me arritje por edhe me probleme. Ajo qe presin te gjithe eshte se çfare do te ndodhe ne vitin 2024? Kjo sepse thuajse te gjithe ekipet financohen me parate e Bashkise Shkoder, por per momentin ende askush nuk e di se sa do te jete ky fond per vitin qe vjen.

Vonesa ne nisjen e procedurave per perfitimin e ketyre fondeve, ka krijuar nje problem jo te vogel tek ekipet qe duan te bejne edhe ndonje perforcim ne merkaton e janarit dhe njeri prej tyre eshte ekipi i volejbollit te femrave te Vllaznise.

Presidenti i tij Florian Zekaj ka shfrytezuar ceremonine e “Me te Mireve” organizuar nga “Shkodra Sport” dy dite me pare, per t’i bere nje apel drejtuesve te Bashkise teksa eshte shprehur ne kete menyre:

“”Shpresoj që drejtuesit të jenë më në mbështetje të sportit. Ata duhet të jenë më operativë në vendimmarje, sepse po vazhduan me të njejtin ritëm, vitin tjetër ceremonia e ‘Shkodra Sport’ do të jetë vetëm me veteranë”.

Deklarata e presidentit Zekja natyrisht qe duhet t’i vere ne levizje drejtuesit e Bashkise sepse nese nuk ka nje levizje te shpejte, shume prej sportisteve cilesore mund ta braktisin Shkodren dhe Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/