Disfata në derbi, sigurisht që nuk është pritur mirë nga presidenti i Tiranës, refik Halili. Ky i fundit ka folur pas ndeshjes, ndërsa sipas tij, gara është ende e gjatë dhe ka shumë pikë në lojë, në lidhje me kreun e Superiores.
Pas ndeshjes, presidenti i skuadrës së Tiranës, Refik Halili ka pohuar: “A jemi jashtë objektivave? Unë do t’i shmangem pyetjes, mund të them që kampionati vazhdon e është i gjatë e nuk po diskutoj çfarë mendoj unë më gjatë se kaq. Jam pak i shqetësuar që humbëm këtë ndeshje dhe tjetra është që skuadra sot ishte pak a shumë e plotë edhe pse Batha, Torasa e Kale kanë pasur dëmtime e kanë bërë një stërvitje jo të plotë”.
“Gjithsesi, jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë e shpresoj të vazhdojmë. Do të flasim pas përfundimit të kësaj faze, në lidhje me synimin tonë sezonal dhe titullin sidomos”.
“Probleme me golin pas largimit të Muçit? Ne i kemi bërë tri fitore, skuadra është mbledhur se ka kontigjentin, besoj se në vazhdim do të jenë më mirë dhe shpresojmë që skuadra të ecë para”, – tha pas ndeshjes Halili.
/Vipsport/