Ndeshja Tirana- Kastrioti u shoqerua me probleme te shumta qe sollen edhe nderprerjen e saj per disa minuta nga ana e drejtuesve krutane. Po cfare pritet te marrin si ndeshkim nga Disiplina ata?
Neni 64 i Kodit të Disiplinës Sportive sqaron se dështimi në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me katër ndeshje pa spektatorë.
“3. Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që organizojnë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen si më poshtë: b. në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi.
Keto duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë dhe /ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë.
4. Kur dështimi në përmbushjen e përgjegjësive është shkaktuar nga ekipi joorganizator i ndeshjes apo nga lojtarët a zyrtarët e tij, ky ekip do të jetë subjekt i të njëjtave penalitete siç parashikohen në paragrafin 3 të këtij neni”, thuhet në Kodet e Disiplinës Sportive.