Video-analisti i Vllaznisë, Xhoen Tugu është larguar nga Vllaznia, pasi tashmë do të vijojë studimet në Barcelonë dhe si rrjedhojë, e ka të pamundur të vazhdojë punën në klubin shkodran.

Megjithatë, burime të “Shkodra Sport” bëjnë me dije se, drejtuesit shkodran, me në krye presidentin Alban Xhaferi, duket se i kanë marrë masat për këtë largim dhe në vendin e tij tashmë do të jetë zv/trajneri i Vllaznia U-21, Ergi Borshi.

Ky i fundit, i detyruar të lërë sportin shumë herët për shkaqe shëndetësore, i ka hyrë rrugës së trajnimit vitet e fundit dhe si rrjedhojë, tashmë është emëruar edhe në postin e video-analistit të ekipit të Vllaznisë, në vend të Tugut të larguar.

Së fundmi, përveç liçensave të trajningut, Borshi ka kryer edhe kursin e video-analistit dhe ka disa kohë që po punon bashkë me Tugun për ta perfeksionuar si punë.

Megjithatë, e ardhmja do të tregojë rezultatet e punës së tij, teksa edhe pas emërimit si video-analist i ekipit të Vllaznisë, do të vijojë të jetë sërish edhe zv/trajner i 21-vjeçarëve shkodranë.
Maringlen ZHIVANI