Friday, June 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave e pafat në shortin për vendin se ku do...

Vllaznia e femrave e pafat në shortin për vendin se ku do të luhen ndeshjet e turit të dytë. Shkodra nuk fiton, do luhen në…

Ditën e djeshme siç kemi bërë të ditur, u hodh shorti i turit të dytë të “UEFA Women’s Champions League” ku do të marrë pjesë edhe kampionia e Shqipërisë. Ajo do të jetë pjesë e grupit 6 të këtij kompeticioni dhe do të ndeshet me fituesin e grupit 5 të turit të parë, pra me njërën prej këtyre skuadrave: Flora Talin (Estoni), Spartak Myjava (Sllovaki) dhe Mgarr (Maltë).

Gjysmëfinalja e dytë e këtij grupi është ajo në mes ekipit qipriot Apollon Ladies dhe fitueses së grupit 4 që përbëhet nga këto skuadra: Czarni (Poloni), Athlone Town (Irlandë), WFC Nike (Gjeorgji) dhe Skopje 2014 (Maqedonia e Veriut).

Por ndërkohë ditën e djeshme është hedhur vetëm shorti i ndeshjeve, ndërsa vendi se ku do të luhen ndeshjet e grupit 5 është përcaktuar sot. Vllaznia kishte bërë kërkesën e saj në UEFA për t’i luajtur ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e po ashtu edhe Apollon Ladies kishte kërkuar t’i luante në Limasol.

E meqenëse në mes skuadrave nuk ka patur dakordësi për vendin se ku do të luheshin ndeshjet, UEFA ka hedhur short mesditën e sotme dhe Vllaznia këtë herë ka qenë e pafat tek goglat. Kjo sepse fituese nuk ka dalë Shkodra, por Limasoli i Qipros.

Kjo do të thotë se ndeshjet e grupit 5 të turit ë dytë të “UEFA Women’s Champions League” me datat 5 dhe 8 gusht do të në Limasol. Një faktor ky që nuk favorizon Vllazninë, por gjithsesi ajo do të synojë zënien e vendit të parë dhe kualifikimin në turin e tretë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments