Friday, June 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREI mbaron kontrata në fund të qershorit në Turqi, Odise Roshi 'shfaqet'...

I mbaron kontrata në fund të qershorit në Turqi, Odise Roshi ‘shfaqet’ tek Ura e Mesit në Shkodër

Kontrata e Odise Roshit me klubin turk të Ankara Keciorengucu, përfundon me 30 qershor. Deri më tani nuk ka asnjë bisedim për rinovimin e kontratës dhe 35-vjeçari po shijon pushimet.

E në prag të merkatos, Roshi ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga qyteti i Shkodrës, pikërisht nga Ura e Mesit. Nuk është e qartë nëse ka ardhur për të takuar mikun e tij më të mirë- Bekim Balajn, apo për diçka tjetër.

Duket se “Raketa Kuqezi” ka preferuar që ditët e pushimit t’i kalojë në Shqipëri. Vlen të theksohet se pas 30 qershorit, Roshi do të jetë një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

FOTOLAJM/ Lojtar i lirë në fund të qershorit, Odise Roshi shfaqet

“InstaStory” i Odise Roshit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments