Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka dhënë sot vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar.

Bie në sy se Superliga ka shpëtuar këtë herë nga dënimet, teksa me dorë të hekurt janë dënuar lojtarë nga Devolli dhe Labëria. Gjithsej 12 ndeshje pezullim në të Dytën, teksa janë pranuar edhe dy kërkesa për pezullim dënimi.

Vendimet e plota:

Zyrtari i KF Devolli, Miço Meka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc, Uiliard Seferaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Alatin Ametlli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Sopoti, Besnik Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.