Drejtuesit e Vllaznisë kanë organizuar ditën e sotme një takim me tifozët. Që nga marrja e klubit nga sponsori Xhaferri situata në kampion shkodran ka ndryshuar për mirë dhe një gjë e tillë vërehet në organizimin që ka skuadra.
Ditën e sotme, drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë organizuar një takim me tifozët për të dërgjuar të gjitha këshillat që ata mund të kenë.
Ky takim do të mbahet sot në orën 17:30 në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe çdo tifoz që dëshiron mund të jetë i pranishëm për të folur me drejtuesit e klubit.
Një nismë pozitive e skuadrës shkodrane për t’u afruar akoma më shumë me tifozët. Ne kete takim pritet te sqarohet edhe problemi i çmimeve te biletave por edhe gjera te tjera qe kane shqetesuar tifozet.