Ditën e sotme Milani kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, por ajo që bie në sy është entuziazmi i madh i tifozëve.
Më shumë se 4 mijë tifozë janë mbledhur në “Milanello”, aty ku stërvitet skuadra kuqezi.
Atmosfera që ata krijojnë është me të vërtetë mbresëlënëse, nuk kuptohet nëse është dita e parë e përgatitjeve apo një ndeshje e rëndësishmë në kampionat.
Tifozët janë mbledhur tek qendra stërvitore rreth një orë para nisjes së stërvitjes, për t’i treguar skuadrës, se pavarësisht gjithçkaje ata janë përsëri aty për t’i mbështetur. Një numër i madh tifozësh, që tregon për dashurinë e madhe që ata kanë për skuadrën e tyre.SUD CURVA
Kjo tregon se entuziazmi tek tifozët është ilartë, të cilët presin një sezon të mirë nga skuadra e tyre, duke arritur objektivin për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.