Puna ka nisur tek Vllaznia por jo ende ashtu si duhet. Jane firmosur vetem dy kontrata te reja me dy ish- lojtaret e Kastriotit Marku e Shehi dhe vetem kaq. Po t’u shtosh atyre edhe Sherrin, Gurishten, Krymin, Krujen, Zogajn e ndonje tjeter qe jane ende nen kontrate, numri plotesohet por duhen ende serish lojtare te tjere.

Drejtuesit jane ne kerkim te tyre por ne fakt nuk kane marre guximin per te mbyllur te tjera marreveshje ka u sqaruar edhe situata politike ne vend, qe rrjedhimisht do te kete ndikimin e vet edhe tek Bashkia Shkoder por edhe tek Klubi Vllaznia.

Megjithate nga sa thuhet, jane disa lojtare te gatshem per te veshur fanellen e Vllaznise dhe ketu perfshihen edhe disa shkodrane. Nje nder to eshte edhe mbrojtesi i majte Senad Hysenaj.

Mengjerashi aktualisht eshte pa kontrate ngaqe ajo me Besen eshte mbyllur ngaqe ka qene nje pike e saj se nese skuadra nuk do te ngjitej ne Superlige, lojtari ishte i lire te largohej.

Dhe Hysenaj ka preferuar qe te mos vazhdoje me ne Kavaje. Deshira e tij eshte per t’u rikthyer tek Vllaznia. Aty ku u largua ne janarin e vitit te kaluar per tek Partizani, por me te kuqte pati pak hapesira dhe per rrjedhoje e kaluan tek Partizani B. Tek kjo skuader ka shkelqyer, madje duke shenuar edhe gola por nuk mund te qendronte me ne kategorine e dyte.

Prandaj dhe ne janarin e ketij viti kaloi tek Besa por edhe aty vetem per disa muaj. Lojtari nga sa thuhet eshte ne pritje te nje oferte nga drejtuesit e Vllaznise. Kuqeblute aktualisht kane nevoje per nje mbrojtes te majte dhe Hysenaj mund te ishte nje alternative e mire. Per me teper qe ende nuk i ka mbushur 20 vjeç dhe do te ishte nje investim shume i rendesishem edhe per te ardhmen.
© shkodrasport.com