Interi dhe Edin Dzeko ende vazhdon të jetë një “telenovelë” e verës. Sikurse raporton Calciomercato.com, palët janë në kontakt. Beppe Marotta dhe Drejtori Sportiv i Romës, Guido Fienga janë takuar në Milano, mirëpo nuk kanë folur për diçka konkrete.

Mbetet për t’u parë nëse një marrëveshje do të arrihet mes klubeve. Interi ofron deri në 10 milionë euro për boshnjakun, kurse Roma kërkon 20 milionë euro.

Në këtë aspekt Interi po mendon, sepse në lojë është edhe sulmuesi tjetër, Romelu Lukaku, për të cilin mund të nevojiten deri në 80 milionë euro për ta sjellë në San Siro.

Esigurt është që palët janë në tratativa, por të shohim nëse zikaltërit do bëjnë një goditje të dyshishtë, duke i transferuar si Lukakun, por gjithashtu edhe Dzekon./newsport/