Dani Alvesh ka çuar në 40 numrin e trofeve të fituar gjatë karrierës së tij.

Mbrojtësi 36 vjeçar, të dielën me Kombëtaren e Brazilit, kanë fituar Kupën e Amerikës, duke e mundur në finale 3:1 Perunë.

Ky trofe, ishte i 40 për Alves, që gjatë karrierës së tij ka fituar trofe edhe në fanellën e Sevillas, Barcelonës, Juventusit dhe PSG.

Edhe pse raportohet se Alves është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, Daily Mail ka publikuar një artikull, ku thotë se një lojtar pak i njohur për tifozët, ka fituar trofe më shumë se ylli brazilian.

Është lojtari i kombetares se Egjiptit, Hossam Hassan, që ka fituar 41 trofe gjatë karrierës, duke qenë futbollisti më i suksesshëm në histori të futbollit.

Hossam Hassan (41 trofe)

Dani Alves (40 trofe)

Ibrahim Hassan (37 trofe)

Maxwell (37 trofe)

Oleksandr Shovkovskiy (36 trofe)

Andres Iniesta (35 trofe)

Lionel Messi (35 trofe)

Ryan Giggs (35 trofe)

Zlatan Ibrahimovic (35 trofe)

Vitor Baia (34 trofe)