Ndryshimet e bëra në projektin për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” kanë sjellur pakënaqësi tek banorët e shtëpive që do të prishen. Më herët në vizitën që kryeministri Rama i dha startin nisjes së punimeve pohoi se asnjë shtëpi nuk do të prishet.

Kjo ishte deklarata e kryemisitrit, por inxinierët ditën e hënë kanë prezantuar një tjetër projekt që përfshin prishjen e banesave. Banorët kërkojnë sqarime dhe dëmshpërblime nga qeveria shqiptare në të kundërt punimet për ndërtimin e këtij impianti nuk do të vijojnë. Paraditen e sotme ata nuk kanë lejuar një ekskavator për të vijuar punën për hapjen e gropës ku do të ndërtohet tribuna e re e stadiumit. Ata njëkohësisht kanë bërë zhvendojen e disa blloqeve me betonë dhe levizjen e një prej skavatorëve që ishte për të nisur punimet. Banorët nuk kanë asnjë informacion për ndryshimin e projektit dhe kërkojnë që t’u jepet shpjegime për fatin e banesave dhe familjeve të tyre.

© shkodrasport.com