Rezultatet pozitive të arritura në garat çiklistike nga 14 vjeçari i talentuar Bruno Kola, kanë nxitur drejtorinë e shklollës 9 vjeçare “Agim Tafili” të Berdices për të nderuar kampionin Kola i cili është nxënës i klases së nëntë në shkollen e tyre. Për këtë, gjatë një takimi festiv të organizuar me nxënësit e kësaj shkolle, drejtorja e kësaj shkolle, Violeta Hoxha i ka dorëzuar çiklistit Bruno Kola një çertifikatë mirënjohje në shenjë respekti për sukseset e arritura por edhe pr emrin e mirë që ai ka dhënë kësaj shkolle me tradita sportive.

Zona në fjalë, krahas të mirënjohurit të çiklizmuit shqiptar Agim Tafili, emrin e të cilit mban edhe shkolla 9 vjeçare e komunes Berdice, ka nxjerrë edhe kampionë të tjerë të njohur në sportin e çiklizmit, përfshirë edhe babain e çiklistit Bruno Kola, presidentin aktual të shoqates së çiklizmit të Vllaznisë, Leonard Kola.