Skuadra shkodrane nuk ka arritur dot të fitojë as ndaj Laçit. Në takimin e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Krujës, kuqeblutë e trajnerit Zmijani janë mundur me rezultatin 0-1. Fatin e ndeshjes e ka vendosur sulmuesi Xhejms që ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e fundit të pjesës së parë. Pavarësisht se Laçi mësohet se nuk ka zhvilluar një lojë të mirë, sërish ai ka dalë fitues ndaj një Vllaznie e cila ka kontrolluar takimin por gjithsesi ka dalë e mundur prej tij. Me humbjen e sotme, shkon në 10 numri i ndeshjeve që skuadra drejtohet nga stafi aktual dhe ajo ka arritur të marrë vetëm 8 pikë nga 30 të mundshmet.

Kuptohet që një ecuri e tillë nuk ka shumë nevojë për koment megjithatë fakti që objektivi i skuadrës është arritur, ka bërë që stafi të mendojë për promovimin e futbollistëve të rinj që do të jenë pjesë e rëndësishme e Vllaznisë në sezonin e ri.

© shkodrasport.com