Dita e sotme eshte nje nga me te veshtirat ne jeten e Ideal Lekiqit. Trajneri i portiereve te Vllaznise mengjesin e sotem ka njoftuar per ndarjen nga jeta te babait te tij.

Kuptohet qe per Lekiqin dhe familjen e tij kjo eshte nje humbje e madhe dhe e parakohshme, por ne keto momente te veshtira, atij i jane gjendur prane jo vetem te afermit por edhe te gjithe pjestaret e Vllaznise.

Ismeti ka qene njeriu qe i percolli deshiren atij per t’u marre me futboll dhe e ka mbeshtetur vazhdimisht si ne karrieren e tij si sportist por edhe tashme si trajner.

Gazeta “Shkodra Sport” me kete rast i shpreh edhe ngushellimet me te sinqerta trajnerit Lekiqi dhe familjes se tij per humbjen e njeriut te saj te dashur.