Pasditja e sotme do të jetë paksa speciale për Sokol Cikalleshin. Sulmuesi me Koniasporin do të pres në shtëpi skuadrën e Hatajsporit, ku luan ish-portieri i Tiranës Visar Bekaj dhe ish-mesfushori i Partizanit Masanga Matondo.

Kjo, nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme, por Cikalleshi do të zbresë në fushë për të 100 herë me fanellën e Koniasporit.

Ndeshja numër 100 me klubin turk, ku 33-vjeçari është bashkuar që prej vitit 2020, por një sezon më parë u huazua për një vit në ligën arabe.

Kontrata me bardhjeshilët i skadon këtë verë, teksa në 99 paraqitje, sulmuesi ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Këtë sezon ai është golashënuesi më i mirë i ekipit me 8 gola, por situata në renditje nuk është e kënaqshme, pasi Koniaspori ndodhet në vendin e parafundit dhe po lufton për mbijetesë.