Vllaznia eshte ne humor. Pikerisht para ndeshjes se rendesishme me Teuten, ne kampin shkodran gjerat po shkojne ne menyren e duhur dhe barazimi i fundit me Tiranen ka kthyer humorin tek kuqeblute.
Por jo vetem kaq. Ditelindja e trajnerit te portiereve Ideal Lekiqi ka rritur edhe me shume dozat e humorit nisur edhe nga vete karakteri i tij dhe faktit qe eshte shume i dashur me te gjithe, ka bere qe te gjithe futbollistet dhe stafi teknik ta kalojne me humor stervitjen e sotme.
Madje para fillimit te saj nuk ka munguar edhe nje foto e gjithe ekipit qe duket se kane dashur t’i thone diçka pjestarit te stafit teknik.
Natyrisht urimet kane qene te shumta ndaj Lekiqit.E per keto te fundit ka edhe nje mesazh, e njekohesisht falenderim.
“Faleminderit per momentet e bukura qe me dhuruat.!! Jemi vellezer, jemi nje familje, jemi VLLAZNIA.. ❤️💙” – shkruan Lekiqi ne profilin e tij ne “facebook”.