Duhej te ishte duke festuar ditelindjen e tij por braziliani Victor Da Silva sot i ka kaluar disa ore ne studion e fizioterapise nen kujdesin e Ilirjan Haxhajes.
Ai po mundohet te rikuperohet nga demtimi qe ka pesuar pak kohe me pare dhe per kete arsye ai nuk ka humbur kohe dhe ka qene edhe sot tek fizioterapisti sepse deshiron te kthehet sa me shpejt ne fushe.
Da Silva feston sot 26 vjetorin e lindjes se tij dhe me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Ish- lojtari i Kievos ne Seria A, konsiderohet nje element shume i rendesishem i skuadres se Vllaznise dhe me te ne fushe kuptohet qe kuqeblute jane edhe me te forte sepse dihen tashme vlerat e ketij lojtari.
Ditet e fundit nderkohe eshte perfolur per nje kalim te mundshem te tij tek Partizani, por kjo veshtire se do te realizohet sepse drejtuesit e Vllaznise nuk kane nder mend te heqin dore nga sherbimet e ketij lojtari./SHKODRA-SPORT.COM/