Pavaresisht diskutimeve dhe hamendesimeve se kush do te jene pretendentet per fitimin e titullit kampion teksa shumekush vendos ne gare plot 5 ekipe, ka edhe nga ato qe e thjeshtojne kete numer duke e ulur ne 3.

Njeri prej tyre eshte trajneri i njohur Artan Mergjyshi. Ne nje analize te tijen ne “Fax News”, ai eshte ndalur tek secila prej 10 ekipeve pjesmarrese te Superliges se ketij sezoni, duke dhene nga nje mendim per ate se çfare pritet prej tyre.

Padyshim qe eshte ndalur edhe tek Vllaznia, per te cilen ne fakt ka folur me superlativa duke e konsideruar nje nga favoritet kryesore per fitimin e titullit kampion te ketij sezoni.

“Vllaznia është një skuadër cilësore, ka kualitet brenda dhe e shoh një skuadër që sivjet do të tregojë vlera dhe Europën as që nuk do ta diskutojë për ta arritur, por unë e shoh si pretendente të fortë për titullin kampion.

Bashke me Partizanin dhe Tiranen mendoj se do te na dhurojne nje gare te forte me njera- tjetren ne lufte per titullin kampion. Keto tre skuadra shoh une si me te mundshmet per te kerkuar titullin kete sezon”- eshte shprehur Artan Mergjyshi./SHKODRA-SPORT.COM/