Vllaznia U17 eshte ndalur ne barazim 2-2 ne ndeshjen e pare te kampionatit, ate qe ka luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Partizanit. Nje takim ky qe i ka patur brenda te gjitha, 4 gola, 10 kartona te verdhe dhe 1 karton te kuq, 11-metersh dhe shume emocione.

Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara, eshte mbyllur ne barazim 0-0, nderkohe qe e dyta do te prodhonte shume gjera. Ne minuten e 54-te futbollisti Gerald Kubazi do te kalonte ne avantazh ekipin shkodran.

Kur u duk se ky gol do t’i jepte qetesine skuadres se drejtuar nga trajneri Gilman Lika per ta administruar si duhet avantazhin, ka ndodhur e kunderta. 8 minuta me vone futbollisti Jozef Marashi do te ndeshkohej me kartonin e dyte te verdhe dhe si rrjedhoje me pas me te kuqin duke e lene skuadren e tij me nje futbollist me pak.

Nga kjo perfitoi Partizani U17 i cili nje minute pas ketij momenti, barazoi me ane te futbollistit Hysneli i cili me pas do te shenonte edhe golin e dyte ne minuten e 67-te duke kaluar ne avantazh te kuqte.

Vllaznia pavaresisht se me 10 lojtare i shtoi perpjekjet dhe ne minuten e 95-te ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga futbollisti Kubazi dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me shifrat e barabarta 2-2 duke bere qe te dy ekipet te ndajne nga nje pike ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/