Vllaznia e volejbollit te meshkujve u rikthyer tek fitorja mbremjen e se shtunes duke mundur 3-1 Tiranen, nje nga ekipet rivale te saj. Por per ekipin shkodran perveç gezimit te marrjes se tre pikeve, nuk ka patur shume entuziasem.

Arsyeja eshte se gjate kesaj ndeshje, njeri nga lojtaret e saj me te mire, pikerisht Ditmir Rrashketa, ka pesuar nje demtim duke u detyruar ta lere fushen e lojes para fundit te takimit.

Trajneri Ermal Kraja ka deklaruar se eshte i shqetesuar nga demtimi i tij dhe nga ana tjeter, sipas tij, gjendja e demtimit do te shihet ne ditet e ardhshme pasi te behen edhe ekzaminimet e duhura.

Gjate ketyre tre diteve, Rrashketa nuk ka qene i pranishem ne stervitje pasi eshte duke zhvilluar nje terapi intensive. E sigurte eshte qe kete fundjave, ky lojtar nuk do te luaje ne ndeshjen qe Vllaznia do te luaje ne Tirane ndaj Farka Volej.

Nuk perjashtohet mundesia qe te mungoje edhe ne sfiden tjeter, ate ndaj Elbasanit. Ideja eshte qe shtatelarti i Vllaznise te rikuperohet dhe te jete i gatshem per sfiden e fundit te fazes se pare, ate ndaj Erzenit.

Duhet thene se kontigjenti i lojtareve cilesore tek ekipi shkodran eshte reduktuar disi dhe mungesa edhe e Rrashketes, padyshim qe do te ndikoje ne lojen e saj megjithate, shpresat jane qe Ditmir Rrashketa te rikuperohet dhe te vihet sa me shpejt ne dispozicion te trajnerit.
www.shkodrasport.com