Pepe, kundërshtari në Champions i Juventusit, ka dhënë një intervistë për gazetën portugeze “NOVO”, në të cilën ai foli edhe për mikun e tij Kristiano Ronaldo.
“Do të ishte shumë pozitive për futbollin portugez nëse Kristiano do të vendoste të kthehej dhe të luante në shtëpi. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por mendoj se ai e di mirë se ku është tani (qesh). Sigurisht që do të doja të luanim së bashku në Portugali, ndonëse nuk e di nëse do të vinte me mua te Porto.
Unë jam mik i tiji dhe e admiroj shumë, por megjithatë jam i sinqertë kur them se, duke e njohur mirë, nuk e di nëse do të kisha toleruar shumë njerëz për mënyrën se si flasin për futbollin në Portugali, – vazhdon Pepe.
– Pra, le të kërkojmë mënyra të tjera, duke e lënë Portugalinë mënjanë tani për tani. Nga ana tjetër, them se dua ta shoh Kristianon sa më të lumtur. Di se ai është i lumtur në Torino. Është golashënuesi më i mirë në Serinë A. Njerëzit e kritikojnë dhe nuk e dinë përpjekjen që bëhet për të shënuar më shumë se 30 gola çdo vit. Ajo që CR7 bën është brutale.
Shpresoj që të ketë një tjetër vit pozitiv. Fundja pas Juves presim që ai të na japë gëzim jo vetëm neve që e duam sportin, por edhe popullit portugez në Europianin e verës. Në kombëtare jemi të gjithë krenarë që kemi një si Kristiano”, deklaroi mbrojtësi luzitan.