Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Divorci' me Ferhan HASANIN, shpërthejnë tifozët e Partizanit: Turp, klub i falimentuar

‘Divorci’ me Ferhan HASANIN, shpërthejnë tifozët e Partizanit: Turp, klub i falimentuar

Ferhan Hasani është larguar nga Partizani pas vetëm 6 muajsh. Mesfushori 31-vjeçar erdhi si një nga afrimet e bujshme të merkatos së janarit, por luajti shumë pak në Superligë për shkak dëmtimi dhe formën jo të mirë.

Ditën e sotme, Hasani është larguar zyrtarisht nga skuadra për shkak të përplasjeve me trajnerin Ilir Daja për pozicionin në fushë.

Klubi përmes një postimi në rrjetet sociale kofirmoi mbylljen e marrëveshjes, ndërsa tifozët kanë shpërthyer me komente.

Kanë qenë të shumta ata që kanë kritikuar klubin duke cilësuar këtë largim si turp, ndërsa disa të tjera e kanë cilësuar klubin si të falimentuar. Më poshtë edhe disa nga komentet e tifozëve të Partizanit në faqen zyrtare të klubit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments