I ati drejtues te Milani, i biri futbollist i ekipit Primavera. Të rinjtë e Milanit janë duke ecur mjaft keq këtë sezon, ku qëndrojnë në vend të parafundit në renditje, por ai që po mrekullon është djali i vogël i ish-mbrojtësit legjendar kuqezi.

Dy gola brenda pak ndeshjesh për të. Ditën e premte, në sfidën Empoli-Milan 1-1, ai shënoi golin e barazimit duke shmangur humbjen. Një gol spektakolar. Daniel Maldini është 17 vjeç dhe luan si sulmues i dytë.