Vllaznia mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Kastrotit në shtëpi. Shkodranët u rikthyen te fitoret, falë golave të Aralicës dhe Hoxhajt. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, drejtori sportive i Vllaznisë, Matko Djarmati analizoi skuadrën si dhe fitoren kundër Kastriotit.

“Kërkojmë një zgjidhje ndeshje pas ndeshje. Në çdo ndeshje shkojmë deri në 40 raste në portën kundërshtare, por nuk shënojmë. Ardit Hoxhaj është një nga lojtarët më cilësor që kemi në skuadër, por është pa fat pasi edhe vjet u dëmtua. Edhe këtë sezon nuk bëri fazë dhe vjen në formë avash avash. Me një lojtar të fortë përpara si Aralica, Hoxhaj luan më mirë. E kishim përgatitur ndeshjen nga goditjet standararte dhe kishim informacion që Kastrioti nuk kishte asnjë qendërmbrojtës.

Golat e pësuar? “Kemi një skuadër stabël me Adilin, Dianje, Hakaj dhe Gurishtën që disa ndeshje luajti si qendërmbrojtës. Safrifikoi shumë pasi nuk është mbrojtës qendre, por me ardhjen e Bulatovic kemi një opsion më shumë në qendër dhe majtas.

Kemi 4 ndeshje radhazi në shtëpi e besoj se deri në fund të vitit shpresojmë që do të kapim atë që kemi humbur deri më tani. Heric është një numër 8, dje luajti Mustedanagic që edhe ai nuk është në gjendje optimale për të luajtur 90 minuta. Ishte ndeshja e parë dje në formacion për të”.

Latifi? “Besoj se ndodh shumë herë që një lojtar me ego të madhe reagon kështu si Latifi. Kemi bërë disa mbledhje brenda ekipit dhe ai është një nga lojtarët më cilësor që Superliga ka. Në vitet e fundit nuk ka luajtur shumë e ne po I japim maksimumin dhe ka dhënë 6 asiste e ka shënuar 2 gola.

Ne do të luftojmë për titull, por nuk është e lehtë pasi edhe ekipet e tjera kanë investuar.8 ekipe kanë filluar me objektiva të qarta për të fituar titullin. Kastrioti nuk është kundërshtari që presin tifozët për të qenë në stadium. Do të bëjmë edhe një reduktim të çmimit të biletës për të kuptuar nëse është çmimi i lartë apo rezultatet që tifozët nuk vijnë. Të shikojmë ndeshjen me Laçin”, u shpreh Djarmati.