Drejtori sportiv i KF Vllaznia Matko Djarmati ka qene i ftuar mbremjen e sotme ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel ku ka sqaruar zera qe e çonin ate te Dinamo e po ashtu ka folur edhe per krizen e rezultateve te fundit te ekipit, problemin e trajnerit dhe shume gjera te tjera.

“Deri para 30 minutash përpara emisionit isha ne takim me skuadrën, stafin dhe gjithë strukturën e klubit. Ku mbas stërvitjes së dites së sotme kemi bërë nji drekë me të gjithë ekipin së bashku ku e shikuam të nevojshme të bënim diçka ndryshe në krahasim me javë e tjera, dhe kemi bërë nji takim kokë në kokë me lojtarët kryesor të ekipit me gjithë bordin e klubit”- ka then drejtori sportiv i klubit kuqeblu.

Me tej ai ka folur edhe per çeshtje te tjera teksa eshte shprehur:

BRDARIÇ? Nuk e kemi diskutuar në asnjëmoment largimin e tij, ne mendojmë se dy humbjet e fundit nuk janë për fajin e tij.

MERKATO: Kemi provuar në ndeshjen e kupës disa lojtarë të rinjë por nuk kanë treguar atë nivel që ne kerkojmë për supërligen, kshtu besoj që në merkaton e dimrit do të forcojmë ekipin.

DINAMO? Kesaj i thonë të shkosh natën të flesh gjumë dhe të zgjohesh në mëngjes je shtatzanë. Une dua ta falendëroj Vllazninë sepse ka krijuar emrin tim se une isha i njohur në opinion futbollistik si opinionist ne studios televizive, si unë dhe si trajneri Brdarić jemi nën kontratë me Vllazninë. Po ju si gazetarë e keni numrin tim të telefonit dhe për 30 sekonda ju shpjegoj situatën, keshtu që është më e lehte që të më merrni në telefon dhe t’ju konfirmoj lajmin, kur jam zgjuar sot ne mengjës kam marrë mbi 300 telefonata dhe mesazhe nga media të ndryshme.

POGRADECI? Kemi të dëmtuar Latifin, Diagne, Jonuzin por do të shkojmë me formacionin më të mirë që kemi, ndeshja me Labërinë nuk do të përsëritet më.

EGNATIA: Ndeshja do të luhet të hënen në 13:45 , un sinqerisht nuk e kuptoj kyt orar që federata ka zgjedh në një ditë te hënë, a luhet futbolli per tifozat apo jo ?!