Para ndeshjes ndaj Kastriotit, për emisionin Gol Pas Goli ka folur drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati, i cili thekson se në sezonin e kaluar ekipi ka neglizhuar ndërsa shton se fushën për ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës nuk e kanë lënë me dëshirë pasi sipas tij edhe Loro Boriçi nuk është në gjendje të mirë.

Ndeshje që vjen në momentin e duhur pas barazimit me Egnatian dhe asaj që ndodhi me Latifin?

“Ky ardhur në momentin e duhur ky pushim, i kemi zgjidhur situatat. Kupa është rruga më e shkurtër për në Europë, por kemi akoma ndeshje për në finale. Tani jemi të fokusuar në kampionat, deri më 25 janar kur rifillon Kupa. Këto javë janë të rëndësishme për ekipin”.

Tifozët mungesa? “Tifozët shkodranë e duan rezultatin dhe kur nuk ka rezultat shihet në tribunë. Tifozët do kthehen. Vjet kundër Kastriotit kemi marrë 10 pikë. Objektivi është të marrim maksimumin, kalendarin e kemi të mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë”.

Cili është problemi nga viti kaluar, ndoshta presioni? “Nuk besoj se është faktor presioni madh, na mungojnë pikët dhe do të kapim pikët në vazhdim. Vllaznia ka pasur ide të qarta në kampionat, ne kemi neglizhuar vjet”.

Fushën ia latë me dëshirë Kukësit për sfidën ndaj Tiranës? “Nuk ka qenë me dëshirë, por këtë kampionat kemi. Fusha jonë nuk është optimale, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Besoj një ditë do të rikthehet kjo mikëpritje”, u shpreh Djarmati.