Pak kohe me pare, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mbremjen gala per ndarjen e çmimeve per me te miret e vitit 2022. Nje nder çmimet e akorduar ate mbremje ka qene eedhe ai per “Talenten e vitit” i cili shkoi per futbollisten qe aktualisht perfaqeson Kukesin, Rosela Vasa.
Ne fakt, 16 vjeçarja qe tashme eshte nje pike e forte edhe e kombetares U17 te Shqiperise, eshte rritur dhe formuar si sportiste tek ekipi i pare i futbollit te femrave ne vendin tone, “Juban Danja”. Dhe ajo kurrsesi nuk mund te harroje kete gje.
Pikerisht per kete arsye, Rosela pasditen e sotme ka zgjedhur te beje nje vizite tek fusha ku eshte rritur dhe te takoje drejtuesit dhe trajneret qe kane kontribuar ne formimin e saj si futbolliste. Ajo eshte takuar perzemersisht me presidentin Ferdinand Jaku dhe dy trajneret, Loreta dhe Paula Jaku e po ashtu edhe me disa prej vajzave te vogla qe kane qene ne stervitje ne ato momente.
Kuptohet qe me shume sesa çmimi, vlen mirenjohja qe kjo futbolliste e talentuar ka per ata qe kane ndihmuar te jete kjo qe eshte aktualisht. Megjithate, ajo eshte vetem ne hapat e pare te karrieres dhe sigurisht qe do t’i duhet shume pune per te ecur perpara dhe per te bere emer si lojtare./SHKODRA-SPORT.COM/