Mengjesin e sotem eshte zyrtarizuar nderprerja e bashkepunimit me Vllaznine dhe Matko Djarmati pas dy vitesh angazhimi me kuqeblute, tashme eshte i lire per te vendosur per fatin e tij te metejshem dhe angazhimet ne futboll.

“Shkodra Sport” ka tentuar ta kontaktoje dhe t’i marre nje mendim per kete “divorc” me klubin shkodran por kroato- shqiptari nuk ka preferuar te pergjigjet. E ka bere kete gje permes nje postimi ne rrjetet sociale ku njofton per nderprerjen e bashkepunimit me Vllaznine.

“Miq, dashamires, fanse te Vllaznise, dua tju njoftoj se pas dy vitesh te bukura prane ketij ekipi, pas 2 trofeve te fituara, ka ardhur koha te vazhdojme ne drejtime te ndryshme.

Rruget tona do ndahen por une nuk do harroj kurre koleget, stafin, lojtaret, fanset e jashtezakonshem por edhe kritiket te cilet me kritikat e tyre me kane motivuar te punoj me fort. Suksese Vllaznia, ka qene kenaqesi puna keto dy vite”