Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, tregoi se sot për ekipin e tij kishte rëndësi vetëm rezultati ndaj Apolonisë dhe skuadra kishte braktisur idenë e lojës së bukur për të siguruar atë. Në “Fair Play”. Ai theksoi se pikët ishin prioritare për të ruajtur vendin e parë në renditje pa lëshuar përsëri terren si në javët e kaluara.

“Për ne sot ishte kryesore vetëm të marrim tre pikë, asgjë tjetër në këto momente nuk kishte vlera. Pas tre rezultateve pa fitore, jo negative se pika ndaj Partizanit në Elbasan nuk është rezultat i keq, për ne kryesore sot ishte të merrnim vetmë tre pikë.

Ekipi sot ka treguar karakterin, moralin dhe absolutisht jam i kënaqur me performancën e ekipit sot. Patjetër këto tre ndeshje pa fitore kanë ulur pak moralin, por është bërë një punë në këtë javë ku kemi provuar edhe ca alternativa brenda formacionit.

Mos harrojmë që kishim mungesa të lojtarëve kryesorë. Por Shehi sot luajti një ndeshje super dhe kemi treguar se kemi edhe lojtarë të stolit shumë të fortë.

Sot kryesore ishin tre pikët, çdo gjë tjetër do të diskutojmë këto ditë se të mërkurën na pret një ndeshje e vështirë”, tha Djarmati. /vipsport/