Besimi tek fitorja ndaj Kukesit ekziston tek te gjithe pjestaret e Vllaznise. Eshte nje trepikesh qe duhet marre patjeter sepse ne rast te kundert gjerat mund te nderlikohen per kuqeblute.
Drejtori sportiv i Vllaznise ka folur per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e hene ndaj Kukesit ne Shkoder. Kuptohet qe te gjithe presin fitoren dhe kete gje thote edhe Djarmati kur shprehet:
“Është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Kukësi vjen pas dy humbjeve, edhe ato kanë shumë presion sepse siç e dini kanë një president shumë kërkues dhe do të provojnë çdo gjë që ta kthejnë rezultatin në favor të tyre. Na duhen vetëm 3 pikët sepse me një barazim ose me një humbje ne dalim në vend të dytë ose të tretë. Do luajmë vetëm për fitore”.
Ne fakt vete Djarmati edhe para ndeshjes me Teuten ne konferencen per shtyp deklaroi se objektivi do te ishte fitorja, por kjo nuk ndodhi. Ne lidhje me ate takim, ai shprehet:
“Nuk e di si do të mbarojë ndeshja, por ne kemi bërë përgatitje shumë të mirë kundër Teutës, pjesa e parë nuk ishte mirë por e dyta për mua ishte ndër më të mirat për vitin 2021 dhe shpresoj të vazhdojmë me Kukësin si me atë ritmin e pjesës së dytë me Teutën”.