Boksieri shkodran vazhdon te korre suksese edhe ne boksin profesionist dhe mbremjen e se dieles ka zhvilluar ndeshjen me te mire te karrieres se tij teksa eshte ndeshur ne Durres ndaj anglezit me shume pervoje Danny Williams.

Ne fund te kesaj ndeshje, ka qene shkodrani i cili ka fituar me pike ndaj ketij kundershtari dhe me shume siguri, me kete fitore ai do te ngjitet shume ne ranglisten boterore.

Por siç ndodh rendom ne Shqiperi, fitorja e Nelsonit eshte tentuar te zbehet nga njerez te ndryshem qe i kujtonin atij se kundershtari i se dieles ishte nje “pensionist”, nisur nga fakti qe Williams ishte 49 vjeç.

Te gjithe ketyre njerezve, Nelson Hysa u ka dhene pergjigje permes nje interviste ekskluzive dhene per gazeten “Shkodra Sport” teksa shprehet: “Sigurisht qe ka njerez te cilet mendojne ne kete menyre kur rrine gjithe diten ne kafe dhe mendojne vetem te zbesin suksesin e te tjereve.

Une do kisha pas deshire te riktheja ne memorien e te gjitheve George Foreman i cili ka qene ne moshen e Williams, u rishpall kampion bote ne mes te Gjermanise, madje e la boksin si kampion ne moshen 50 vjeçare. Edhe Danny Williams kishte ardhur ne Shqiperi me idene per te fituar dhe per ta mbyllur karrieren e tij me fitore, por ja qe nuk ndodhi keshtu”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e boksierit te njohur Nelson Hysa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te Shkodra Sport ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: