Vllaznia U21 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat, duke marre pasditen e sotme nje te tille me shume vlere ndaj nje ekipi rival si Tirana, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne fakt ka qene nje fitore shume e veshtire, e arritur me permbysje vetem ne minutat e fundit te ndeshjes. Duhet thene se pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0, pavaresisht rasteve te te dy ekipeve.

Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte e cila do te dhuronte shume emocione per te pranishmit. Ne fillim kane qene bardheblute te cilet kane kaluar te paret ne avantaxh me ane te futbollistit Bernaca ne minuten e 56-te.

Por reagimi i ekipit shkodran ka qene i menjehershem. Dhe fillimisht kane arritur te barazojne me ane te futbollistit Amir Osmani ne minuten e 71-te, nderkohe qe goli i avantazhit do te kishte protagonist mbrojtesin Gledian Pusi.

Shtatelarti ka kercyer sakte me koke duke goditur ashtu si duhet nje top te ardhur nga kendi dhe e ka derguar ate ne rrjete pikerisht ne minuten e 83-te. Ne minutat e mbetura, Tirana U21 u hodh ne sulm duke tentuar barazimin, por ishte Vllaznia me prane nje goli tjeter teksa mbrojtesi Bushaj arriti te godase edhe traversen. Perfundimisht 2-1 per Vllaznia U21./SHKODRA-SPORT.COM/