Wednesday, April 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESOLIDARIZIM/ Të ndihmojmë ish- kampionin kuqeblu Fatjon Taraboshi! Ja numri i llogarisë...

SOLIDARIZIM/ Të ndihmojmë ish- kampionin kuqeblu Fatjon Taraboshi! Ja numri i llogarisë ku mund të kontribuoni

Dy ditë më parë Gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin e gjendjes së vështirë shëndetësore të ish- basketbollistit kampion të Vllaznisë Fatjon Taraboshi. Një shkrim që në fakt ka prekur shumë njerëz dhe jo vetëm ata të sportit, por edhe të tjerë të cilët kanë shprehur keqardhje të madhe për këtë situatë të krijuar për të.

Në adresën e redaksisë sonë, por edhe përmes telefonit, të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar nga ana financiare dhe pikërisht në këtë kontekst, pas kontakteve edhe me familjen e Fatjonit, është rënë dakord që të hapet një numër llogarie nga ato dhe kush ka dëshirë të kontribuojë, mund ta bëjë këtë gjë përmes tij.

Ish- kampioni ynë ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm dhe blerje medikamentesh, të cilat kanë një kosto të lartë dhe është shumë e vështirë të përballohen vetëm nga familja e tij. Fatjon Taraboshi, ish- sportist dhe trajner kampion i basketbollit shkodran, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Çdo kontribut sado i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh të gjendjes së tij shëndetësore. Ju falenderojmë nga zemra për çdo ndihmë, shpërndarje apo mbështetje që mund të jepni. Bashkë mund të bëjmë më shumë për kampionin tonë!

KUSH KA DËSHIRË TË KONTRIBUOJË NGA ANA FINANCIARE. MUND TA BËJË KËTË PËRMES NUMRIT TË LLOGARISË:

BANKA KOMBËTARE TREGTARE- DEGA SHKODËR

IBAN: AL0820551106021595CLIDCLALL0

Ose mund të kontaktoni në numrin e telefonit: +355 68 665 2053

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments