Vllaznia U21 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat teksa ka mundur 2-1 ekipin e Tiranes ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, fale golave te shenuar nga Osmani e Pusi, pasi me pare kishte shenuar Bernaca per bardheblutte.

Nderkohe pas ndeshjes trajneri i ekipit shkodran Elvis Plori ne nje interviste per mediat eshte shprehur: “”Normalisht që do të ishte e vështirë, pasi luanim kundër Tiranës. Djemtë luajtën mirë në pjesën e dytë, nuk u dorëzuan, këmbëngëulën deri në fund dhe ia arritën qëllimit.

Janë diskutuar objektivat e skuadrës dhe mund të thëm se nuk janë shumë të qartë. Duhet ta kuptojmë të gjithë ne se në këtë rast nuk ka shumë rëndësi dalja kampion.

Kam plotësisht të drejtë të marr gjithë ekipin e parë të Vllaznisë dhe të fitoj ndeshjet, pasi normalisht ata kanë cilësi tjetër, por qëllimi jonë është totalisht ndryshe, është të fitojmë lojtarë. Normalisht që këtyre djemëve që kanë vite që punojnë, u jepet mundësia të tregojnë veten”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznia U21 Elvis Plori mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: