Drejtori sportiv i Vllaznise Matko Djarmati ka folur pas fitores te Kupes se Shqiperise duke analizuar sezonin e gjate dhe te veshtire te kuqebluve, por qe u konkretizua ne fund me nje trofe.

“Ishte nje sezon shume shume i veshtire, me nje krize ne mes te kampionatit, megjithate ia dolem te fitojme Kupen dhe prandaj jemi te kenaqur.

I kam perjetuar keq ndryshimet e trajnereve gjate ketij sezoni. Jam nje tip qe nuk i pelqej keto gjera, por presidenti vendosi ta ndryshoje stafin dhe me stafin e ri fituam Kupen. Nuk e di nese do te kishte ndodhur kjo gje edhe me stafin tjeter, por di te them se per mua personalisht ka shume stres kur ndryshohet trajneri.

Problemet qe hasem ne kete sezon, duhet te na bejne te mendojme ndryshe per sezonin tjeter. Besoj se shume shpejt do te fillojme punen per te”- eshte shprehur ai.

Nderkohe i pyetur per te ardhmen e tij tek Vllaznia, Djarmati ka deklaruar: “Kontrata ime ka mbaruar me 31 maj. Tashme duhet pyetur pala tjeter per vazhdimin e bashkepunimit dhe kjo gje do te vendoset ne ditet ne vazhdim.

Une jam shume i kenaqur me bashkepunimin dyvjeçar me Vllaznine dhe me presidentin Xhaferi. Per mua eshte nje nga presidentet me te mire ne Shqiperi, i cili kurre nuk perzihet me pjesen teknike ne punen e stafit dhe mundohet t’ia plotesohet te gjitha kerkesat atij”./SHKODRA-SPORT.COM/