Vllaznia dje mundi Partizanin dhe ne kampin shkodran te gjithe i jane gezuar atij trepikeshi, por nuk kane patur shume kohe per feste.
Diten e sotme kuqeblute kane zbritur serish ne fushe, per nje tjeter ndeshje. Kete here ata kane luajtur nje miqesore me ekipin e 21 vjeçareve te klubit shkodran.
Takimi i luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte arbitruar nga treshja Kozmai-Podgorica- Çobaj dhe ka perfunduar me fitoren e Vllaznia A me rezultatin 4-1.
Duhet thene se ne fushe per te kane qene lojtaret qe dje kane qene ne stol ne ndeshjen me Partizanin, perfshi ketu edhe ata qe luajten ne pjesen e dyte. Skuadra eshte drejtuar nga Plori ne pankine, nderkohe qe Brdariç e ka ndjekur i qete ndeshjen.
Pjesa e pare ka perfunduar me rezultatin 2-0 per Vllaznia A, fale golave te shenuar nga Çoba dhe Da Silva. Ne te dyten ka qene Sidorenco qe ka shenuar golin e trete, ndersa me pas ka ngushtuar shifrat Smajli per ekipin U21 nderkohe qe golin e katert per kuqeblute e ekipit te pare e ka shenuar mbrojtesi N.Hoxhaj me nje goditje denimi./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA A- VLLAZNIA U21 4-1
VLLAZNIA A: Qarri, Lekaj, Shehi, Isufi, N. Hoxhaj, Ramadani, Kalaja, Kruja, Maloku, Victor Da Silva, Çoba. U aktivizuan edhe U.Hoxhaj, Sidorenco, Nikaj e Deda.
VLLAZNIA U21: Shkoza, Sekja, Shema, Bushaj, Pali, Dodani, Mali, Leka, Smajli, Rrasa, Ivziku.
Shenues: Çoba, Victor da Silva, Sidorenco, N.Hoxhaj/ Smajli
Arbitra: N. Kozmai, J.Podgorica, A. Çobaj