Rudi Vata ka nisur tashmë edhe zyrtarisht punën e tij të re si konsulent sportiv i klubit belg të Muskron. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, është punësuar nga belgët për të ndihmuar këtë skuadër të bëjë hapin para në kërkim të trofeve dhe të pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare, duke shpresuar që Vata të japë këshillat e duhura në fushë të ndryshme të jetës së klubit.

Ai ka udhëtuar të mërkurën drejt Belgjikës dhe që dje, pas firmës, ka nisur menjëherë të vër ënë zbatim planin e ri të punës për pjesën e dytë të sezonit, pasi ka firmosur me klubin në fjalë deri në qershorin e vitit 2020. Kësisoj, do të mbyllet ky edicion dhe pastaj do të bëhet bilanci për vazhdimësinë apo jo të punës së përbashkët.

Sipas vetë njoftimit të klubit të Muskron, pozicioni i këshilltarit sportiv i mundëson Vatës të japë këndvështrimin e tij “në çështjet e transferimeve dhe rekrutimit, skautimit e gjithashtu për të vënë eksperiencën e tij ndërkombëtare në dispozicion të stafit teknik, sportiv dhe mjekësor të klubit”. /vipsport.al/